Paraqitjet mjaft të mira të talentit shqiptar Mario Mitaj, kanë bindur drejtuesit e skuadrës greke, AEK t’i rinovojnë kontratën. Mitaj u transferua në gusht tek AEK, atje ku u prodhua si futbollist, ndërsa tani do të jetë pjesë e skuadrës deri në qershor të vitit 2023. Ky ështe lajm mjaft i mirë për Kombëtaren U-21, në të cilën bën pjesë edhe 17 vjeçari.
Edhe pse në një moshë mjaft të re, Mitaj debutoi ndaj Paokut në Superligën greke, në rolin e mbrojtësit të majtë. Gjithashtu djaloshi i talentuar numëron dhe sfida në arenën europiane, teksa ka luantur në Europa Ligë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/