Vështirësia më e madhe pas atij tërmeti të fuqishëm që goditi vendin tonë javën e shkuar ka kaluar dhe futbolli është gati të nisë edhe njëherë tjetër aty ku u ndërpre. FSHF ka bërë publike datat dhe orarin e ndeshjeve të ardhshme, që do të nisin në fundjavë.
Takimet janë ndarë për t’u luajtur mes dy ditëve, të shtunën dhe të dielën, ku mund të veçohet përballja mes Tiranës dhe Kukësit që do të luhet në orën 16:30 në datën 7 dhejtor. Ndërsa një ditë ë pas në pot ë njëjtën orë ekipi i Teutës do të zbresë në fushën e “Niko Dovanas” për të pritur juglindorët e Skënderbeut. Më poshtë është edhe kalendari i plotë për ndeshjet e radhës:
E shtunë 7 dhjetor
Bylisi – Partizani 13:30
Luftëtari – Vllaznia 13:30
Tirana – Kukësi 16:30
E diel 8 dhjetor
Laçi – Flamurtari 13:30
Teuta – Skënderbeu 16:30