Trajneri i Italisë, Ventura, e sheh ndeshjen me Shqipërinë si moment historik dhe emocionues, teksa pret përgjigje nga skuadra e tij. Në konferencën për shtyp të dhënë pak më parë në “Loro Boriçi”, ja pyetjet dhe përgjigjet e tij.
Pas barazimit me Maqedoninë, si është gjendja reale e Italisë, duke qenë se janë dukur të qetë?
Gjendja jonë shpirtërore është e qetë, për nga mënyra se si i kam parë djemtë në stërvitje. Pres një hap përpara në krahasim me Maqedoninë. Por, nuk kishte nevojë për një ndeshje për të treguar se sa vlejmë ne, pasi kemi zhvilluar ndeshje të mira. Jam i kënaqur me rrugëtimin që kemi bërë kur jemi nisur. Duhet të përmirësohemi, por kemi kohë që ta bëjmë. Ato që kemi bërë këto muajt e fundit është edhe meritë e djemve, që janë treguar të aftë të ballafaqohen me vështirësitë. Nëse arrijmë të kalojmë play-off, koha do të tregojë se kush jemi dhe sa ka vlejtur disponibiliteti.
Kairo ka thënë Ventura do të bëjë Venturën. Çfarë do të thotë?
Nuk e dija, sepse nuk jam në kontakt me shtypin e përditshëm. Nuk e di se çfarë do të thotë, por kemi pasur te Torino vështirësi të tilla. Jam i kënaqur me rrugëtimin që kemi bërë dhe këto janë fjalë që i them jo për të kalur rradhën. E falënderoj Kairon.
Si e pret këtë ndeshje?
Italia vjen për të luajtur ndeshje zyrtare dhe për mua është emocionuese. Uroj të jetë festë futboli dhe ndeshje e këndshme. Luajmë edhe për të qenë kokë grupi dhe kemi nevojë për pikë. Do të përgatitemi më pas për ndeshjet e radhës. E përshëndes Kristian Panuçin, sepse është mik i të gjithëve, jo vetëm i imi dhe i Bufonit.
Ju duhen pikët për kokë grupi por edhe për të qenë kokë grupi në shortin e Botërorit. Do të përballeni me Panuçin që dëshiron të evidentohet ndaj jush. Do të preferonit të shmangnit një short të tillë…
Nëse nuk do të ishte Panuçi, do të ishte De Biazi. Do të ndryshonte vetëm emri i italianit, sepse ju tani jeni fiksuar vetëm me italianë… Ndeshja luhet mes futbollistëve dhe jo trajnerëve. E përsëris që do të doja të ishte një ndeshje e kënaqshme, pasi është moment historik.
A keni biseduar me senatorët në lidhje me skemën dhe ndryshimin e saj, duke qenë se ndja ekipeve të mëdha ndoshta 4-2-4 është pak e rrezikshme dhe mund të kthehemi në identitetin tonë, ndërsa me ekipet e ashtuquajtura të vogla të jemi më sulmues?
Nuk kemi biseduar për këtë temë me lojtarët. Por, më duhet të kthehem të flas për këtë argument. Eshtë një çështje brezi, duke qenë se janë senatorë si Bufon, Barzalji e Kielini, por edhe të rinj. Djemtë më kërkuan që të bënin mbledhje jo për skemën dhe rreshtimin, po për të biseduar për atë që na duhet për të qenë protagonistë në të ardhmen e sa më shpejtë. Për të kuptuar rëndësinë e fanellës dhe shpirtit. Janë bërë hapa të mëdhenj përpara. E nesërmja do të thotë nëse kemi bërë hapa të rëndësishëm.
E ke parë rritjen te lojtarët e rinj, sidomos pas pjesës së dytë ndaj Izraelit?
Një i ri duhet të kuptojë rëndësinë. Kur aktivizohet duhet të bëjë diçka për veten, por duhet ta bëjë edhe për ekipin. Me pak fjalë, çfarë paguan sot, do të arkëtojë nesër.