Kompeticioni i radhës i Kupës së Afrikës 2021 nuk do të luhet më në qershor, por në janar të vitit të ardhshë. Ky vendim ka ardhur si pasojë e kushteve jo të përshtatshme të motit në Kamerun gjatë verës. Një gjë e tillë shihet si një katastrofë për Jurgen Klopp, që nuk do të ketë në dispozicionin e tij në lojtarë si Salah, Mane apo Keita. Gjatë konferencës për shtyp përpara takimit me Manchester United, trajneri gjerman ka thënë se kjo nuk i ndihmon lojtarët afrikan dhe se nuk mund të ketë respekt për Kupën e Afrikës.
“Ne duhet të mendohemi si klub dhe të marrim vendime, duke ditur se për 4 javë nuk do të jemi në gjendje të mbështetemi te ta. Kjo nuk i ndihmon futbollistët afrikan. Nuk mund të kem më tej respekt për Kupën e Afrikës, është një turne interesant, por luhet në mes të një sezoni dhe kjo është problem i dukshëm. Zhvendosja e saj në janar është një katastrofë për Liverpool-in”, ka thënë Klopp./Sport Ekspres/