Vendimi i çuditshëm i Guardiolës, lëvizja e papritur përpara sfidës së rëndësishme kundër Realit të Madridit

Mançester Siti do të presë mbrëmjen e nesërme Realin e Madridit. “Qytetarët” kanë përpara një mision të vështirë: të përmbysin fitoren 3-0 të madrilenëve. Por në prag të kësaj sfide kaq të rëndësishme një vendim i papritur është marrë nga Pep Guardiola.

Trajneri italian ka bërë një zgjedhje të çuditshme, duke befasuar opinionin publik. Mançester Siti nuk do të zhvillojë stërvitjen e zakonshme përpara ndeshjes. Guardiola ka vendosur t’i lërë pushim futbollistët e tij. Kreu i pankinës së klubit anglez mendon se pak pushim është pikërisht ajo që i nevojitet lojtarëve të tij./Sport Ekspres/