Vendimet e Komisionit të Disiplinës, Andi Likaj dënohet me 24 muaj mungese

Komisioni i Displinës ka zbardhur vendimet sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Dënimi i rëndë vjen për lojtarin e Valbonës, Andi Likaj, që për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me 24 muaj mungese.

  1. Zyrtari i FK Tomori, Bledar Sinella, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KF Valbona, Andi Likaj, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i SHS Albpetrol, Erlind Gropa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i SHS Albpetrol, Llazi Dushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i Vora U-17, Emanuel Dani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i Vora U-17, Skerdi Musteqa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i Vora U-17, Oli Merdini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Flamurtari FC U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
  11. Lojtari i Flamurtari FC U-17, Ensar Idrizi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i Flamurtari FC U-17, Fabricio Kuqari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i Flamurtari FC U-17, Deivi Çipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i FC Besa U-17, Juri Dedej, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i FC Besa U-17, Irdo Bubeqi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Zyrtari i Flamurtari FC U-17, Robert Islamaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. KF Naftëtari, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi C, kundër KF Bylis, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  18. Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni, F.C Bulqiza për aktivizimin e 6 (gjashtë) lojtarëve të cilët nuk mund të merrnin pjesë në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin e Kategorisë së Dytë, kundër FK Tërbuni, në bazë të neneve 30/3, 30/4/a të KDS dhe nenit 51.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  19. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Vora U-19, Julian Dragjoshi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  20. Pranimin e kërkesës së KF Turbina, në lidhje me lojtarin Yuri Merlim Dos Santos Carvalho, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Shkëndija Dr. U-19, Asli Nasufi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *