Vendimet e Disiplinës/ Paralajmërim për Partizanin, dënim i rëndë për Fabian Cukon

Përpara pak minutash janë publikuar edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës. Në bazë të tyre vihet re paralajmërimi për Partizanin, që në rast të përsëritjes për vonesën e lojës, do të marri edhe dënim.

Ndërkohë zyrtari i Gramozit, Fabian Cuko, për dhunë ndaj kundërshtarit është dënuar me 9 ndeshje pezullim dhe nuk do të jetë në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe njëkohësisht në ambientin përreth fushës. /Sport Ekspres/

Vendimet e plota

1. KF Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

2. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit kombëtar të kategorisë së dyë, duke shkaktuar akte dhunde ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, denohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore në stadiumin perkates si dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%.

3. KF Sopoti, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke shkaktuar nderprerjen e lojes, ne baze te Nenit 65 te KDS, denohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatore dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) Leke. Ne zbatim te Nenit 117 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%,

4. Lojtari i KF Gramozit Enea Mydini, per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes duke perdoru fjale ofenduse, ne baze te Nenit 48/1/a te KDS denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i Kelcyres Nazmi Gaba, per goditje ndaj kundershtarit, ne baze te Nenit 47/1/e të KDS, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Zyrtari i KF Gramozi, Fabian Cuko, per goditje me grusht të kundershtarit, ne baze te Nenit 47/2/b te KDS denohet me 9 (nente) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Ne baze te Nenit 19 te KDS, zyrtarit i ndalohet qendrimi ne stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambjentin perreth fushes.

7. Sh.S Albpetrol, per sjelljen e gabuar të spektatoreve duke shkaktuar akte dhunde ndaj zyrtarit te ndeshjes e duke shkaktuar nderprerjen e perkohshme te lojes, ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, denohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin perkates si dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%.

8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të “Football Republic” Frenki Shahaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

9. Rrezimin e kërkesës së KF Dinamo U19 si të pa bazuar në KDS. 10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të KF Partizani Erlind Qehajaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online