Vëllezërit Inzaghi po “pushtojnë” Italinë, kanë statistika të ngjashme… dhe të frikshme

Në kampionatet italiane trajnerët e momentit janë dy vëllezërit Inzaghi, Simone në Seria A me Lazion dhe Filipo në Seria B me Beneventon. Si rrallë herë më parë dy vëllezër vihen përballë një gare të tillë jo vetëm në tapetin e gjelbër por edhe nga stoli drejtues. Ndonëse në vitin e kaluar të dy patën luhatje me skuadrat e tyre, ky vit është dukshëëm më ndryshe.

Lazio po terrorizon skuadrat në kampionat me 9 fitore radhazi dhe 12 sfida që ka dal me pikë. Ndeshje pas ndeshje skuadra e Simone Inzaghit arriti të sigurojë përkohësisht vendin e tretë. Rreziku tashmë ndihet për Juventusin dhe Intetin që luftojnë dhëmbë për dhëmbë për vendin e parë. Fitimi i Kupës së Italisë i nxit edhe më tepër të kaltrit e Simones që të synojnë gjithçka për gjithçka.

Nga Seria B, Filipo e ka mbyllur tashmë kampionatin. Benevento kryeson kampionatin me 12 pikë nga vendi i dytë. Një rezultatë që nuk mbahet mend që nga sezonin 1994/1995. Shtatë ndeshje  pa humbje dhe 10 ndeshje në total që nuk kanë dal pa pikë, është rekordi që mund të thyhet nga Pippo Inzaghi.

Të përbashkëtat mes tyrë?! Motivimi është i njejti “Kurrë mos thuaj Kurrë”.  Lazio edhe Benevento ka shënuar goxha gola në 15 minutat e fundit të lojës. Përkatësisht Simone me të tijët 12 gola, ndërsa Pippo nga Seria B 11 të tillë. Fitoret razhazi janë një tjetër ngjashmëri e vëllezërve Inzaghi që luftojnë për objektiva të ndryshëm. E ndërsa kampionatet në Itali presin të fillojë gjysmë faza e dytë, një gjë është e sigurtë, vëllezërit Inzaghi do të jenë sërish përballë njeri-tjetrit. E atëherë sfida e vërtëtë merr një tjetër kuptim përtej ndjenjës vëllazërore./Sport Ekspres/