Nëse Shqipëria A do të luajë një vëllazërore me Kosovën për një përballje miqësore, nga ana tjetër Kosova U-21 do të presë Shqipërinë U-21 për një ndeshje zyrtare. Në garë për kualifikim kur kanë mbetur edhe dy ndeshje të fundit, ndërsa shpresat për të kaluar më tej mbahen vetëm nga matematika, pasi Anglia dhe Austria janë më të favorizuara.
Kosova e ka publikuar listën zyrtare për ndeshjen ndaj Shqipërisë, sa i përket grupmoshave U-21. Ajo që vihet re është padyshim mungesa e sulmuesit Daku në krahasim nga ndeshjet e shkuara, ndërsa lista nuk përmban lojtarë të njohur, ndërsa ky është edhe problemi më i madh i dardanëve që nuk kanë shumë elemente cilësorë te Shpresat. /Sport Ekspres/