Vazhdon skandali në Spanjë me gjyqtarin që u pagua nga Barcelona, del në dritë mesazhi: Më telefononi, unë ju ndihmoj me VAR

Barcelona dhe futbolli spanjoll u tronditën nga rasti Negreira, ku u zbulua se klubi nga “Camp Nou” i ka paguar 1.4 milionë euro zëvendëspresidentit të Komisionit të Arbitrave në Spanjë. Jose Maria Enriquez Negreira mori shuma të mëdha nga Barcelona për ‘këshilla’ për arbitrat dhe arbitrimin në vitet e mëparshme.

Për vite me radhë, ai e këshilloi Barçën se si të trajtojë arbitrat që marrin në ndeshje. Pasi skandali u bë publik, Barcelona njoftoi padi kundër kujtdo që shkatërron reputacionin e klubit. Është e sigurt se do të ketë mjaft procese gjyqësore, aq më tepër që gazeta “El Mundo” njoftoi se Enriquez Negreira i ofroi ndihmë Barcelonës edhe pas futjes së teknologjisë VAR.

“Me mua do të ishte më e lehtë për ju. Unë mund t’ju ndihmoj me VAR. Nëse jeni të interesuar, më telefononi”, është mesazhi që Enriquez Negreira u ka dërguar drejtuesve të Barcelonës, të cilin e ka zbuluar ‘El Mundo’. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *