Partizani dhe Tirana është kryendeshja e sotme. Një vëmendje e madhe për Superioren që do të kthehet me stadiumin e mbushur si të jetë Kombëtarja. Vazhdon ende radha e njerëzve që kërkojnë të blejnë bliletat për këtë takim.
Si gjithmonë, tifozët shqiptarë kërkojnë që ta mbyllin gjithçka në minutat e fundit. Sipas informacioneve të publikuara nga gazetari Gentjan Alinani, sot në derbi pritet që të jenë rreth 15.000 tifozë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/