Kristi Vangjeli, për “Gol pas Goli”, u shpreh i kënaqur për fitoren, edhe pse qëndron me këmbë në tokë: “Ekipi i di vlerat e tij, si nga Shehi te lojtarët. Ky ekip ka grupin forcën më të madhe. Grupi është mbi individin. Edhe këtë vit jemi të fortë. Sot jam unë protagonist, nesër do të jetë një tjetër. Ky Skënderbe me atë fazën e grupeve në Europa League? Ndeshjet e Europës ishin me sistem eliminimi dhe kanë nivel e dinamika të tjera. Kemi parë vlerat tonë dhe fuqinë. Ata, sigurisht, në Europë, janë më lart. Ne duhet të përmirësohemi si grup. Të mos bëjmë gabime si me Kamzën. Edhe pse kemi ndeshje në mesjavë, duhet të kemi kujdes pasi luajmë edhe në kampionat. Nuk e kam menduar se kush Skënderbe është më i fortë, por sigurisht që kemi shumë vlera”.
Goli? “Fuqinë e kam pasur gjithmonë dhe nuk e gjeta sot. Përpiqem të jem mirë dhe të mbaj regjimin. Pra, kujdesem edhe gjatë gjithë javës, jo vetëm ditën e ndeshjes”.
Partizani, rival për titull? “Sigurisht që është rival për kampionatin, si Kukësi dhe Teuta. Kampionati është i gjatë dhe çdo skuadër përballet katër herë. Eshtë fillim i mirë dhe kemi distancë nga Partizani, që vihet nën presion, pasi do ta ketë të vështirë. Ne i dimë vlerat tona dhe çdo kundërshtar duhet ta vëmë nën presion. Më vjen keq që me Kamzën na ikën dy pikë”.
Soue si “kafshë”, a duhet furnizuar më shumë? “Soue duhet të ketë më shumë mbështetje nga krahët dhe qendra. Besoj se pjesën e parë ka qenë më mirë. E vërtet ajo që ka thënë Lilaj, por do të bëhet më i rrezikshëm. Lojtar që ka cilësi të mira dhe duhet të marrim më të mirën”.