Valon Ahmedi ka gjetur një ekip të ri dhe nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës. Futbollisti që më parë ka qenë pjesë e Kombëtares u bashkua me ekipin e Gjokës në Maqedoninë e Veriut për të fituar minutat e nevojshme dhe besimin e munguar në fushën e lojës.
Tashmë një akord ka ardhur me ekipin e njohur në Bjellorusi, Shakhtar Soligorsk. Në media raportohet se Ahmedi ka fluturuar drejt ekipit të ri dhe nga ku pret shpërthimin e ri në Europë. /Sport Ekspres/