Kombëtarja e femrave në futboll do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
Përfaqësuesja A do t’i zhvillojë miqësoret në Podgoricë:
06.06.2018, Mali i Zi – Shqipëri ora 19:00 në qendrën stërvitore të ekipeve Kombëtare të Malit të Zi.
09.06.2018, Mali i Zi – Shqipëri ora 18:00 në qendrën stërvitore të ekipeve Kombëtare të Malit të Zi.
Ekipi përfaqësues për këto dy ndeshje testuese do të grumbullohet në datat 2-9 qershor në Shkodër.
Po ashtu, edhe kombëtarja e femrave U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore të planifikuara nga sektori i ekipeve kombëtare në FSHF:
Dt.04.06.2018, ora 17:00 Shqipëria U-19 – Maqedonia U-19 në stadiumin “Skënderbeu” Korcë.
Dt.06.06.2018, ora 17:00 Maqedonia U-19 – Shqipëria U-19 në stadiumin e Ohrit, Maqedoni.
Ekipi përfaqësues i U-19 për këto dy ndeshje testuese do të grumbullohet në datat 1-6 qershor në Pogradec.
Kombëtarja A e femrave
Kombëtarja U-19 e femrave