Vajza e këshillon presidentin Refik Halili: Kujdes me lojtarët! Je zemërgjerë, por të marrin krahun

Goldi Halili është një prej personave që po qendron më afër te Tirana dhe po jep kontributin e saj në këtë vit historik për bardheblutë, pasi shënojnë 100 vjetorin. Dëshira për të arritur te titulli kampion është e madhe, pavarësisht sesa e vështirë që është.

Ndërkohë vajza e presidentit Refik Halili, Goldi, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, i ka tërhequr veshin babait të saj. E pyetur për një të metë të Refikut, ka vendosur si theks zemërgjerësinë e tepruar, madje edhe me lojtarët.

“Ne nuk grindemi kurrë me babain, kemi debate konstruktive. Asnjëherë nuk jemi ushqyer me frymën që do të na tërhiqet veshi për gabimet. Jemi fëmijë me këmbë në tokë. Unë debatoj me babain që është shumë zemërgjerë dhe këtë e transmeton në jetën e përditshme. Sidomos te futbollistët, që nëse i jep dorën, të marrin edhe krahun. Ndoshta nuk është mirë që po prononcohem për këtë, por edhe ndodh. Sa i përket një lojtari të preferuar te Tirana, është vëllai im, Grenti. Unë nuk jam tip që konsumoj alkol, por di të qaj. Kam qarë në barazimin e fundit ndaj Teutës, që na shënuan në minutat e fundit”, ka thënë Goldi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online