Mesfushori i Flamurtarit, Muhamed Useini, ka folur pas fitores së vuajtur 1-0 në Lushnje, duke pranuar se duhej fat në fund. Kampionati shqiptar, sipas tij, është goxha i ndërlikuar.
“Ishte një ndeshje të vështirë, hasëm në një rezistencë të madh të kundërshtarit dhe lodhja po ndihej, por për fat shënuam në fundin e ndeshjes dhe morëm tre pikë me shumë rëndësi.
“Rivalët? Ato që janë në krye, Skënderbeu, Kukësi, por edhe Partizani. Duhej të kishim marrë më shumë pikë, por jemi në pozita të mira gjithsesi dhe po ecim në rrugën e duhur.
“Kampionati shqiptar, në krahasim me atë maqedonas? Atje ka dy skuadra shumë të mira, por ka disnivel të madh. Këtu është ndryshe, të gjitha skuadrat janë cilësore dhe nuk ka ndeshje të lehta, siç u pa edhe sot, çdo ekip mund të të marrë pikë. Edhe mediatikisht kampionati shqiptar është më i ndjekur e reklamuar.
“Pozicioni në fushë? Unë luaj para mbrojtjes, por në të shkuarën kam shënuar dhe shpresoj ta bëj edhe këtu.
“Kalendari? Në fakt, na ka vënë në vështirësi të mëdha, kemi ndier jo pak lodhje, por po marrim pikët dhe kjo ka rëndësi për momentin”.