Lacio arriti që të kualifikohet përtej grupeve të “Champions League” duke arritur një sukses më vete. Teksa trajneri Inzagi priste telefonatën nga presidenti Lotito për t’i ofruar rinovimi, thirrja nuk ka mbërritur kurrë. Për më tepër biseda e fundit ka qenë mes tensionit dhe zërit të ngritur. Lotitos i ka përfunduar durimi dhe e ka akuzuar Inzagin se është i paaftë për të kontrolluar grupin e lojtarëve dhe që t’i marrë maksimumin, pa këto luhatje të mëdha.
Në fakt kryeqytetasit kanë treguar dy fytyra përgjatë kësaj kohe duke gabuar atje ku nuk pritet dhe për të fituar në ndeshjet më të rëndësishme, veçanërisht duke parë suksesin në Champions League. Ky inat i Lotitos me Inzagin lidhet edhe me sezonin e shkuar atje ku Lacio përfundoi nga një kandidat serioz për titullin në një ekip që mund t’i gëzohej arritjes nëse do të siguronte “Champions League”. /Sport Ekspres/