Eros Grezda po kalon një moment aspak të mirë në karrierën e tij, megjithëse në transferimin te Rangersi duhej të arrinte kulmin. Sjellja e futbollistit e ka përkeqësuar edhe më tepër gjendjen, ndërsa është e pamundur që të rikthehet në ekipin e parë.
E teksa jemi në kohë festash, ulje të çmimit do të ketë edhe për Grezdën. “Rangersneës.uk” shkruan se të gjithë janë të ndërgjegjshëm se nuk ka gjasa që dikush të ofrojë 1.22 milionë për të marrë sulmuesin shqiptar gjatë merkatos së dimrit. Kjo për arsyen se në këto muaj të fundit nuk është shfaqur në futbollin profesionist.
Pra do të ketë një ulje të çmimit. E nëse sërish nuk do të ketë interes, atëherë po sipas kësaj media, lojtari do të lihet i lirë që të largohet falas me marrëveshje, në mënyrë që të lehtësohet edhe Rangersi nga pagesa që i jep. /Sport Ekspres/