Nedim Bajrami nuk po arrin ta gjejë veten as te Sasuolo. Shpeshherë mesfushori shqiptar i ka nisur ndeshjet nga stoli, duke mos e bindur trajnerin për të pasur një vend titullari. Megjithatë lojtari i Kombëtares ka shansin e artë sot në orën 18:00.
Sasuolo do të përballet me Juventusin dhe Nedim Bajrami do të luajë nga minuta e parë. Lojtari kuqezi ka treguar se di të ndizet gjithmonë kundër ekipeve të mëdha në Serinë A dhe shpresa mbetet për të lënë gjurmë pozitive në këtë takim. /Sport Ekspres/