Ardian Behari ka treguar shqetësimin që vëren së fundmi te Tirana. Ish-lojtari ka thënë për emisionin “Skaner” në “MCN TV” se nuk gjen dot futbollistë që indentifikojnë Tiranën. Sipas tij i fundit ishte Hoxhallari, ndërsa sa i përket Ismajlgecit, Behari është i mendimit se nuk e bind për të identifikuar një klub si Tirana.
“Ajo që më bën përshtypje është se ulesh para televizorit apo në stadium dhe nuk gjen një lojtar që identifikon Tiranën. Mohikani i fundit ishte Hoxhallari. Nuk ka një Krenar Alimehmeti. Me gjithë respektin që kam, por Ismajlgeci nuk më bind“, ka thënë Ardi Behari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/