Trajneri i Suedisë, Anderson, e ka cilësuar si humbjen më të keqe në karrierë atë disfatë të pësuar ndaj Ukrainës. Kur të gjithë prisnin që kjo sfidë të vendosej në ruletën ruse do të vinte edhe goli i Dovbyk që kualifikoi Kombëtaren e drejtuar nga Shevcenko. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Anderson ka thënë se do të shkojë diku dhe do të vështrojë murin.
“Ëshë e tmerrshme që të humbësh në këtë mënyrë. Është gjëja më e trishtuar që më ka ndodhur në futboll. Kam përjetuar shumë humbje, kjo ishte më keqja. Ukrainasit filluan të aktronin nga fundi i takimit dhe u ankova te gjyqtari i katërt. Shevcenko nuk ishte dakort me mua. Tani është ditë zie. Edhe unë jam i pikëlluar. Tani do të shkojë në ndonjë vend dhe do të vështroj vetëm murin”, ka thënë Anderson. /Sport Ekspres/