Trajneri Shaland është krejtësisht i pakuptueshëm te Kosova. Pasi Arijanet Muriq u pezullua për shkakun e sjelljes së tij, organika e dardanëve kishte dy portierë të rinjë dhe që janë në nivel të lartë si Visar Bekaj dhe Betim Halimi. Por Shaland ka zgjedhur si titullar ndaj Lituanisë dhe Suedisë gardianin që “e ka mbyllur” me futbollin e luajtur, Ujkanin.
Ky i fundit nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Serinë A me Torinon dhe mosha nuk flet më në favorin e tij. Në ndeshjen e fundit kundër Suedisë, në atë humbje në shifrat 0-3, Ujkani ka lënë shumë për të dëshiruar. E për këtë arsye gazetarja Qeqa Krelani e ka kritikuar me të drejtë në “Procesi Sportiv”:
“Ujkani? Nuk kam diçka personale. Edhe nëna ime po ta merrja do luante për Kosovën. E kuptoj unë Ujkanin që ka vendosur të luajë për Kosovën. Por të jesh një futbollist që të akuzosh arbitrin për humbjen që e pësuam për fajin tonë është absurde. Fajin e ka Shalandi që e fton. Ky portier nuk është as për zgjedhje të tretë, jo më e parë. Kur e futën në miqësoren me Lituaninë thashë se do t’i bënin përshëndetjen e fundit se po del në pension, por kur e pashë pastaj edhe ndaj Suedisë…”, ka thënë Krelani. /Sport Ekspres/