Në Serbi nuk janë aspak të kënaqur për mënyrën sesi UEFA po i trajton. Më saktësisht bëhet fjalë për thirrjet në stadiume. “Kurir” ka publikuar disa ditë më parë një artikull që e hap me fjalët: “Është turp të jesh serb? Ata godasin miqtë tanë dhe ne, por jo shqiptarët”.
Më pas theksohet se sa herë që ka thirrje “Kosova është Serbi”, dënime të rënda vijnë për stadiumet përkatëse. Madje situata do të mbërrinte deri aty sa në një ndeshje mes Slovan Bratislavës dhe Feronikelit rreth 2 vite më parë, UEFA do t’i dërgonte letër klubit sllovak duke i bërë parapritë pasi njohin lidhjen e ngushtë me Serbinë.
Ata do t’i njoftonin se në rast të koreve të tilla do të kishte dënime të ashpra, ndërsa klubi i tërhoqi vëmendjen tifozëve pa u zhvilluar ndeshja. Sipas Kurir e njëjta sjellje e UEFA përdoret edhe për miqtë e tjerë si në Rusi dhe Greqi që e mbështetin shtetin e tyre, por nuk veprohet në të njëjtën mënyrë kur thirrjet vijnë dhe sharjet vijnë nga shqiptarët. /Sport Ekspres/