UEFA dënoi Manchester City-n, gëzohet Arsene Wenger: Më blen gjithë lojtarë, ky nuk është sport

UEFA veproi me dorë të hekurt edhe ndaj Manchester City-t, ndërsa vendosi një gjobë financiare për “qytetarët”, por njëkohësisht edhe dënimin me 2 vite pezullim nga Europa. Kjo ka sjellë polemika dhe reagim të madh në futbollin europian.

Ndërkohë ai që i gëzohet vendimit të UEFA-s, është Arsene Wenger. Ish-trajneri i Arsenalit shprehet se kundërshtari i ka blerë më parë të gjithë futbollistët më të mirë që zotëronte dhe se nëse gabimi në shkeljen e “Fair-Play” financiar është bërë me qëllim, atëherë nuk mund të lihet pa ndëshkuar.

“Ne i përgëzojmë fituesit, por vetëm nëse këta i respektojnë rregullat. Nëse nuk ka respekt, atëherë nuk është sporti i vërtetë. Tabela e klasifikimit është e lidhur gjithmonë me sasinë e parave që klubet shpenzojnë për lojtarët. Forca financiare e klubeve është bërë më e fortë sesa ka qenë në 20 apo 30 vite më parë. Manchester City ka blerë të gjithë lojtarët e mi. Nuk e di çështjen apo çfarë ndëshkimi do të bëhet. Por nëse ka pasur qëllim, atëherë nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar”, ka thënë Wenger. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *