Lionel Mesi i Legias së Varshavës, kështu do e quante trajneri i skuadrës polake talentin më të madh të Kategorisë Superiore, Ernest Muçin. Megjithatë minutat e 19-vjeçarit që nga transferimi i tij në Ekstraklasa nuk kanë qenë të shumta. Javën e shkuar Michniewicz do të justifikohej përpara mediave me faktin se mungesa e aktivizimit ishte për faktin se skuadra ishte ne disavantazh.
Por mbrëmjen e sotme trajneri bie ndesh me fjalët e tij. Legia e Varshavës udhëhiqte me shifrat 4-0 që në minutën e 63-të, e pavarësisht kësaj vetëm 10 minuta do të rezervoheshin për “Mesin“ shqiptar. Shumë pak këto në krahasim me pritshmëritë e larta që drejtuesit e klubit trumbetuan në momentin që siguruan firmën me Ernest Muçin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/