Uanda Nara nis “betejën” dhe sidomos strategjitë për shkëmbimin e vitit… Gruaja-menaxhere e Mauro Ikardit rindez reflektorët te ajo që mund të jetë një operacion tepër i vështirë, aq sa në dukje edhe i pamundur. Mes fazës së durimit, ngecjes, prej javësh me pushime me Ikardin, argjentinasja po mendon diçka: Ikardi te Juventusi dhe Gonzalo te Interi, por edhe 40 apo 50 mln euro në favor të klubit të Suningut. Indicjet janë të shumta, sidomos “ok” që kanë dhënë dy trajnerët, por nuk mungojnë edhe vështirësitë ambjentiale, duke qenë se të dy bomberat do të shkonin të luanin në dy tifozeri që i kanë inat… Mbani mend rastin “Guarin”? Juventusi dhe Interi kishin gjetur akordin, por ajo që ndodhi më pas ishte e papritur. Tifozët e Interit u hodhën në protestë dhe, në fund, Guarin do të shkonte në Kinë.
Roli – Uanda Nara do të ketë një rol kyç në këtë marrëveshje. Pasi ka ndezur rrjetet sociale me fotografi “hot” dhe seksi, ka provokuar me fanellën e Juventusit, me ngjyrat e zebrës, teksa ka pasur edhe kontestime të shumta. Interi nuk nxiton, pasi dëshiron të trajtojë rinovimin e sulmuesit vetëm kur të skadojë afati për klauzolën 110 mln euro (15 korrik), ndryshe mund të nisë edhe një tjetër strategji. Nëse klubet e mëdha evropiane nuk do të bëjnë përpara deri në atë datë, atëherë Juventusi futet në garë.