Dikur Ribery fitonte Champions League me Bayernin e Munich dhe garonte për Topin e Artë përballe Leo Messit dhe Cristiano Ronaldo. Tashmë Franck ndodhet në fundin e karrierës dhe pranoi një transferim tek skuadra më e re e Serisë A, Salernitana. Francezi deklaroi në konferencën për shtyp se futbollin e ka për pasion dhe asnjëherë nuk ka luajtur për para.
“Unë jetoj për futboll. Nëse do ta bëja për para, nuk do të isha në këtë skuadër”- u shpreh Franck Ribery i cili u transferua për 1.5 milionë euro tek Salernitana. Vitin e kaluar 38 vjeçari u aktivizua tek skuadra e Fiorentinës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/