U tha se kërkuan 20 milionë euro nga Fulham për shqiptarin, ish-lojtari i Polonisë tallet: Në Angli kanë menduar…po na shesin Ernest Muçin apo gjithë Legian e Varshavës?

Në mediat sportive është aluduar shumë sa i përket një transferimi të Ernest Mucit. Megjithatë futbollisti shqiptar vazhdon që të jetë pjesë e skuadrës polake dhe nuk do të lëviz, të paktën deri në merkaton e verës.

Historia e fundit e ekzagjeruar ishte ajo ku thuhej se Legia e Varshavës nuk e la Mucin që të kalonte te Fulham pasi kërkonte 20 milionë euro. Mbi këtë temë ka bërë batutë dhe ish-lojtari i Polonisë, Wojciech Kowalczyk, që nuk e mbajti dot të qeshurën: “Një ekip anglez që shikon këtë, mendon me vete: “Nga tregu polak, 20 milionë euro? Po na shesin vetëm Muçin apo duan të na shesin gjithë ekipin?”, tha Kowalczyk. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *