U shkarkua prej rezultateve, Verner ndihet fajtor: Po të kisha shënuar më shumë, Lampard do ishte ende trajner

Mungesa e rezultateve bëri që Frank Lampard të shkarkohej nga detyra e tij si trajner i Çelsit, ndërsa vendin e tij zuri një emër i njohur si Tomas Tuhel. Për këtë largim të ish-ikonës së bluve të Londrës ndjen peshën e fajit edhe Timo Verner. Në një intervistë për “Sky Sports“, sulmuesi gjerman shprehet se nëse do të kishte shënuar më shumë, atëherë Lampard mund të ishte ende në krye të pankinës së Çelsit.

“Kur vjen këtu të luash si sulmues dhe të jesh njeriu që shënon golat, natyrisht, u ndjeva pak fajtor që humba kaq shumë raste. Për klubin, për menaxherin e vjetër, por edhe për mua, sepse dua të shënoj gjatë gjithë kohës dhe sa më shumë që të mundem.

Sigurisht, nëse do të kisha shënuar katër ose pesë gola më shumë mbase trajneri i vjetër do të ishte akoma këtu, sepse ne ndoshta do të kishim fituar dy ose tre ndeshje më shumë. Por nuk mund të shikojmë shumë në të kaluarën, sepse ka shumë ndeshje përpara nesh”, ka thënë Timo Verner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *