U sajuan histori të ndryshme për përjashtimin e Muriq, policia merr në pyetje te Kosova për përplasjen me Zhegrovën

Kosova do të zyrtarizonte gjatë ditës së djeshme përjashtimin e portierit Arijanet Muriq për arsye disiplinore. Fillimisht “Indeksionline” ka raportuar se bëhej fjalë për një përleshje mes gardianit të dardanëve dhe shokut të tij, Edon Zhegrovës.

Më pas ky i fundit do të mohonte gjithçka duke i kërcënuar drejtuesit e medias, se do të përballeshin me drejtësinë. Një tjetër histori do të qarkullonte se Arijanet Muriq erdhi i dehur në stërvitje dhe ka ofenduar pjesën tjetër të grupit.

Ndërkohë së fundmi nga Kosova raportojnë se policia ka marrë në pyetje disa prej pjesëtarëve të grupit te Kosova, për të shpjeguar më mirë incidentin e mundshëm që mund të ketë ndodhur mes lojtarëve në hotel. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *