Amir Rrahmani është rikthyer në fushën e blertë. Mbrojtësi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe sot ka veshur fanellën e titullarit. Kapiteni i Kosovës u rikthye me një asist në fitoren 2-3 të Napolit kundër Xhenoas. Një fitore e marrë në sekondat e fundit të ndeshjes dhe që mbart një vlerë mjaft të madhe për të kaltrit.
Paraqitja e Rrahmanit është vlerësuar me notën 6 nga “Tuttomercato.com”. Në përshkrimin për performancën e mbrojtësit të Napolit, media italiane ka shkruajtur: “Kthimi i tij ishte si një ndihmë e ardhur nga qielli. Nuk është rastësi që ai është i vetmi nga treshja fillestare që nuk ka kryer asnjë gabim”./Sport Ekspres/