Eros Grezda është përfolur për një ribashkim me ish-trajnerin e tij, Zoran Zekiç. Dyosgyor ka qenë skuadra kur pritej të vijonte karriera e anësorit shqiptar, por kjo hipotezë ka rënë poshtë së fundmi. Është vetë futbollisti nga Gjakova ai që pohon për “Indeksonline” se ka marrë një ofertë nga klubi hungarez, por do vendimi i tij është për t’i qendruar besnik Osijekut të paktën deri në verë.
“Është e vertetë që kam pasur ofertë dhe trajneri i Diosgyor më ka ftuar disa herë t’i bashkohem ekipit. E kam lënë ofertën disa ditë në stand-by dhe tani kam vendosur të mos largohem. Kam kontratën edhe 2 vite me Osijekun dhe aty do të qëndrojë të paktën deri në verë”, ka thënë Eros Grezda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/