U përfol për largimin e Birçes nga Flamurtari, qendrimi është për t’u duartrokitur

Në një moment kur Flamurtari ndodhet në momentin më të vështirë të viteve të fundit, Luan Birçe qendron aty për të dhënë kontributin e tij, pavarësisht se nuk mund të ndryshojë situatën. Këtë mund ta bëj vetëm një shkop magjik, që askush prej trajnerëve nuk e zotëron.

Por atë që Birçe e ka në zotërimin e tij, po e jep për Flamurtarin. Flasim për besnikërinë e madhe dhe dashurinë që i ofron skuadrës, pavarësisht momenteve të vështira. Trajneri në fjalë mungoi në stërvitjen e së hënës për ndeshjen me Tiranën dhe në media u përfol largimi i tij.

Megjithatë kishin ngatërruar adresë, pasi gjithëkush mund ta braktiste Flamurtarin në këtë moment, por jo Birçe. Kjo edhe pasi vetëm para pak ditësh u shpreh se një faj të madh për këtë gjendje të vlonjatëve kanë edhe lojtarët e larguar, që tregojnë munges respekti duke ikur para kohe. E pas këtyre fjalëve, nuk mund të tërhiqej edhe vetë në këtë moment.

E gjitha kjo tregon personalitetin e Birçes që mbetet për t’u duartrokitur. Të paktën edhe për mbylljen e këtij viti do të jetë trajner i Flamurtarit, ndërsa nga janari, të gjithë janë me sytë nga presidenca. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online