Rruga e Ivan Rakitiç është bashkaur sërish me atë të ish-skuadrës së tij, Barcelonën, mbrëmjen e djeshme, ku katalanasit arritën të siguronin kualifikimin në Kupën e Mbretit. Mesfushori kroat ka dhënë një intervistë për “La Liga TV”, në të cilën ka ndarë me të gjithë edhe batuta të tij me Mesin. Rakitiç me humor tregon se ai zotëron një trofe që Mesi kurrë nuk do e ketë në duart e tij, atë të Europa League.
“Unë isha duke biseduar me Mesin dhe i thashë: ‘Ti ke fituar gjithçka, ke shënuar shumë gola. Por unë kam fituar një trofe që nuk do ta kesh kurrë, Europa League”, ishin fjalët e shoqëruara me të qeshura nga ana e Ivan Rakitiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/