“U penduam shumë”, Gjimshiti flet për eliminimin nga Reali: Mund ta shihni në fytyrat tona, jemi zhgënjyer

Atalanta mori një fitore të vlefshme sot në transfertën me Veronën, të cilën e mposhti me shifrat 0-2. Titullar në këtë sfidë ishte si zakonisht edhe Berat Gjimshiti, i cili pas përfundimit të 90 minutave ka folur për mikrofonin e “DAZN”. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka prekur pjesën e eliminimit nga Champions League, duke u shprehur se mbetën të zhgënjyer pas Realit të Madridit.

“Pas ndeshjes në Madrid u penduam shumë. Ju mund ta shihni atë në fytyrat e shokëve të mi të skuadrës. Kemi dashur të japim më shumë, jemi zhgënjyer. Por trajneri na përgatiti mirë për këtë ndeshje, ishte e vështirë.

Champions League? Çdo vit është kështu, drejt fundit të sezonit ne rritemi. Por ne nuk mendojmë kështu, ne duam të shkojmë të fortë që nga fillimi i sezonit. Por do të përpiqemi të japim maksimumin tonë dhe të kemi vrull drejt fundit të sezonit“, ka thënë Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online