Manuel Neuer ka shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike me intervistën e dhënë së fundmi për “The Athletic”. Portieri ka kritikuar klubin e Bayern Munich-ut për shkarkimin nga detyra të Toni Tapalovic-it, trajneri portierëve të klubit bavarez. Neuer është shprehur se ky vendim erdhi si një goditje e fortë për të, duke sjellë kështu kritika të forta nga tifozët dhe klubi. Madje tashmë pretendohet se gardiani gjerman po kalon kohët e fundit në radhët e Bayern-it.
“Ishte një goditje e madhe për mua kur isha përtokë. Ishte brutale. Kisha ndjesinë sikur po më copëtonin zemrën. Ma thanë zyrtarët e klubit. Erdhi nga askundi. Gjithashtu edhe për Tonin. Nuk e kuptova aspak” , ka thënë Manuel Neuer-i./Sport Ekspres/