U ndërpre për shkak të koreve, ndeshja ku ishte edhe Manaj hyri në historinë e futbollit të Spanjës

Ndeshja mes Rayo Valleacano dhe Albacete ka hyrë në historinë e futbollit të Spanjës. Kjo pasi koret e tifozëve kanë ndërprerë takimin, duke bërë kështu rastin e parë që ka hyrë në histori. Pikërisht në përballjen ku ishte prezent edhe sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, që e ka nisur nga stoli.

Por në vendin e tij ishte si titullar Roman Zozula. Ky ishte edhe shkaku i nervozizmit të tifozëve kundërshtarë, që e kanë quajtur “nazist”. Fyerjet e vazhdueshme nuk po përfundonin, ndërsa gjyqtari e ndali lojën për disa minuta. Gjatë kësaj kohe spikeri i stadiumit po i bënte thirrje tifozëve që të qetësoheshin. Por sjellja vazhdojë e njëjta dhe pikërisht për këtë arsye, u mor vendimi që të mos vazhdonte më përballja. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online