U martua me vajzën e trajnerit, Mirel Josa kujton të shkuarën dhe zbulon: Pse mos të festoj për Tiranën? Lërini se çfarë thonë

Nga Klaudio Ndreca

Mirel Josa ka folur në lidhje me situatën e fundit të futbollit shqiptar për shkakun e Koronavirusit. Kështu trajneri i njohur shqiptar nuk e ka fshehur se do të festojë për Tiranën kur do të shpallet kampion, madje e garantuar titullin e Superiores për bardheblutë, pavarësisht dyshimeve që mund të ngrihen për surprizat e mundshme. Gjithashtu për “Fan Zone”, Josa ka kujtuar edhe të shkuarën e tij. Pikërisht atëherë kur është lidhur dhe martuar me vajzën e trajnerit të tij, Shyqyri Rrelit.

“Kjo është një situatë e vështirë për futbollin dhe duhet që të rikthehet, por nga ana tjetër edhe duke parë situatën. Oferta nga jashtë? Po unë kam pasur një ofertë nga Azerbajxhani dhe nga Arabia, përpara se të largohesha nga Skënderbeu dhe para se të merrja në drejtim Prishtinën. Ofertën nga Arabia e kam refuzuar vetë, ndërsa për tjetrën nuk ka qenë shumë konkrete.

Historia e së shkuarës dhe martesa? Po ishin vitit 86 atëherë dhe ishin disi më konkrete gjërat. Sigurisht që ishin ato sikletet, pasi profesor Shytin e kisha te instituti, ishte te Tirana dhe te Kombëtarja.

Tirana e ka të siguruar titullin kampion për këtë vit. Lëre atë që thonë se nuk e ka të sigurtë, është e mbyllur dhe e meritojnë. Pse të mos festojë për Tiranën? Mua më bëhet qefi shumë për arritjet që kanë bërë”, u shpreh Josa. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online