U largua nga Tirana në mënyrën më të mirë, Eni Imami arrin akordin me ekipin e Ilir Dajës

Eni Imami u largua nga Tirana dhe e ka zyrtarizuar vendimin gjatë ditës së djeshme. Në mënyrën më të mirë dhe pa shkaktuar asnjë polemikë, duke falenderuar drejtuesit për mbështetjen e madhe, por edhe duke kërkuar ndjesë për gabimet e paqëllimta që mund të jenë bërë gjatë rrugës.

Ekipi i ri është gjetur menjëherë nga futbollisti në fjalë. Sipas asaj që raporton “Supersport”, mbrojtësi 27-vjeçar ka arritur akordin me Skënderbeun që drejtohet nga Ilir Daja. Pasditen e sotme ka pasur një takim me presidentin e korçarëve, Takajn, duke firmosur për një vit e gjysmë. /Sport Ekspres/