U intervistua nga një gazetar, Tyson tregon historinë e pazakontë: Erdhi policia, isha me fat që dola gjallë

Kur flasim për legjendat e boksit, padyshim një nga emrat që na vjen në mendje është ish-kampioni i peshave të rënda, Mike Tyson. Ai cilësohet si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave.

Megjithatë çdo anë të mirë, e ka dhe një anë të keqe. Mike Tyson është akuzuar për përdhunimin e një vajze dhe madje ka vuajtur dënimin me burg për këtë. Por ajo që do të tregojmë sot është një histori mjaft e veçantë ku Mike Tyson në emisionin e vet ka folur për një ndodhi të pazakontë që i ka ndodhur me forcat e policisë.

“Isha në palestër, dhe troket dera. Ishte trajneri im. Hera e parë që e shikoja të dridhej në atë mënyrë. -Mike , ka ardhur policia, po të kërkojnë. Pashë jashtë dritares, dhjetra makina policie kishin rrethuar palestrën time. Dy policë  ngjiten lart dhe i bien derës.

-“Hyni”,- u thashë.

– “A e njihni këtë person?”- më tha njëri prej tyre duke më treguar një njeri që kishte dalë në foto.

-Po, e njoh. Është gazetari që bëra dje një intervistë. Ndoshta i fola pak ashpër, po i kërkoj falje në qoftë se ai është mërzitur, por nuk kisha këtë qëllim”.

-“Jo  në fakt, ai të pëlqente ty”. Por duhet ta dini që jeni me fat që jeni gjallë, sepse ai është autori i 7 personave të vdekur. Këtu erdhëm për të vërtetuar që jeni mirë”, përfundon historinë Mike Tyson, duke e veçuar si një nga më të veçantat në jetën e tij. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online