Kur flasim për legjendat e boksit, padyshim një nga emrat që na vjen në mendje është ish-kampioni i peshave të rënda, Mike Tyson. Ai cilësohet si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave.
Megjithatë çdo anë të mirë, e ka dhe një anë të keqe. Mike Tyson është akuzuar për përdhunimin e një vajze dhe madje ka vuajtur dënimin me burg për këtë. Por ajo që do të tregojmë sot është një histori mjaft e veçantë ku Mike Tyson në emisionin e vet ka folur për një ndodhi të pazakontë që i ka ndodhur me forcat e policisë.
“Isha në palestër, dhe troket dera. Ishte trajneri im. Hera e parë që e shikoja të dridhej në atë mënyrë. -Mike , ka ardhur policia, po të kërkojnë. Pashë jashtë dritares, dhjetra makina policie kishin rrethuar palestrën time. Dy policë ngjiten lart dhe i bien derës.
-“Hyni”,- u thashë.
– “A e njihni këtë person?”- më tha njëri prej tyre duke më treguar një njeri që kishte dalë në foto.
-Po, e njoh. Është gazetari që bëra dje një intervistë. Ndoshta i fola pak ashpër, po i kërkoj falje në qoftë se ai është mërzitur, por nuk kisha këtë qëllim”.
-“Jo në fakt, ai të pëlqente ty”. Por duhet ta dini që jeni me fat që jeni gjallë, sepse ai është autori i 7 personave të vdekur. Këtu erdhëm për të vërtetuar që jeni mirë”, përfundon historinë Mike Tyson, duke e veçuar si një nga më të veçantat në jetën e tij. /Sport Ekspres/