U hap votimi për tifozerinë më të mirë në Europë, zgjidhen njerëzit që shohin Ernest Muçin në stadium

“Ultras World” ka hapur një sondazh sa i përket tifozerisë që ka shkëlqyer më tepër në Europë për vitin 2021. Kjo faqe ndiqet më tepër se 1 milionë njerëz dhe është shumë popullore sa i përket spektaklit që ofrojnë grupimet e tifozëve. Për të katërtin vit radhazi ishte Legia e Varshavës që triumfon.

Tifozët e polakëve ia kanë dalë edhe këtë herë që të kryesojnë listën, ndërsa nga ana tjetër ky është një fat dhe përgjegjësi e madhe për Muçin, Celhakën dhe Kastratin që janë pjesë e kësaj skuadre. Në vendin e dytë gjendet Crevena Zvezda dhe në tretin tifozët e Zenitit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *