U habitët me Dorian Kërçikun? Lojtari francez transferohet në dy skuadra brenda 15 minutave

Të gjithë u habitën me atë çfarë ndodhi me Dorian Kërçikun. Pasi u bashkua në stërvitje me Bylisin, të cilët kishin gati kontratën dhe çështja dukej se kishte marrë fund, futbollisti zyrtarizohet te Partizani. Një veprim i tillë ka sjellë reagime të forta në ambientin sportive shqiptar, sidomos në krahun e ekipit mallakastriot.

Por një rast po aq befasues ka ardhur dhe nja ish-lojtari i Marsejës. Dy klube në harkun kohor të pak minutave kanë konfirmuar ardhjen në grupin e tyre të Rafidine Abdullah. Fillimisht ishte ekipi Lousanne që postoi në faqen zyrtare këtë afrim të ri ku thuhej se ishte nënshkruar deri në vitin 2021. Ndërkohë vetëm 15 minuta më vonë ishte skuadra spanjolle Hercules që konfirmoi ardhjen e futbollistit në grupin e tyre, duke postuar edhe një foto të Abdullah me veshjen e klubit gjatë një seance stërvitore. Megjithatë, në fund duket se lojtari do të jetë përfundimisht pjesë e ekipit helvet, Lousanne, që luan në elitën e Zvicrës./Sport Ekspres/