U fut presidenti i Polonisë për Ernest Muçin? Legia reagon për historinë e turqëve: Imagjinata juaj shkoi larg këtë herë..

Milliyet, media turke raportoi se presidenti i Republikës së Polonisë u përfshi në transferimin e Ernest Mucit te Beshiktashi. Sipas tyre, Legia refuzoi 15 milionë euro për shqiptarin dhe pranoi ofertën me 10 milionë euro, pasi presidenti i Besiktas kishte folur me presidentin e Polonisë, Duda. Mbi këtë situatë ka reaguar edhe Legia.

“Lajmet rreth Presidentit Duda që përfshihet në transferimin e Dudës janë të pavërteta. Ne e kuptojmë kreativitetin e gazetarëve, por këtë herë imagjinata e tyre shkoi larg”, tha Legia. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *