Një gazetar spanjoll është identifikuar me Koronavirus pas udhëtimit në Itali. Kike Mateu ishte akredituar për takimin e Valencias në transfertë ndaj Atalantës, atje ku humbën me rezultatin 4-1. Por teksa u kthye në vendlindje, Mateu rezultoi si një nga të prekurit me Koronavirus. Pavarësisht panikut të madh që mbizotëron në këto ditë, gazetari është futur në një emision LIVE nga karantina ku ndodhet, duke i qetësuar të gjithë.
“Këtu jam i izoluar në spitalin klinik të Valencias pasi kam qenë pacienti i parë me Koronavirus. Ajo që askush nuk e priste ishte që një nga gazetarët e akredituar për ndeshjen, të ishte një nga të parët e prekur, në këtë rast i pari.
Por unë jam shumë mirë. I dërgoj një mesazh qetësie të gjithë atyre që më kanë shoqëruar gjatë udhëtimit, më kanë shkruar shumë dhe janë shqetësuar për të ditur më tepër rreth meje. Lajmi më i mirë është se nuk kam infektuar askënd tjetër. Pres një rikuperim si një lloj gripi i zakonshëm me të ftohtë. Më ka mërzitur shumë se gjithçka tjetër vetëm për këtë izolimin logjik dhe të detyruar”, ka thënë gazetari spanjoll. /Sport Ekspres/
??? @kike_mateu, contagiado por coronavirus, EN DIRECTO:
“ESTO ES UNA LOTERÍA Y ME HA TOCADO A MÍ”.
“LO QUE MÁS ME PREOCUPA ES LA FAMILIA”.
? EXCLUSIVA #JUGONES ? pic.twitter.com/MrKjzxcEs5
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 27, 2020