TKZ ka reaguar në profilin zyrtar në “Facebook” sa i përket mungesës së transmetimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës. Kuqezinjtë do të përballen në transfertën e Reykiavik në mbrëmjen e sotme. Ndërkohë tifozët besnik të Kombëtares kanë kritikuar TVSH që nuk do ta transmetojë këtë përballje.
Reagim zyrtar nga Tifozat Kuq e Zi Përderisa Tifozat Kuq e Zi bëjnë kilometra për ta parë kombëtaren në Islandë, TVSH nuk e ka parë të arsyeshme të transmetojë drejtpërdrejt sonte ndeshjen e Kombëtares, të cilën interesi i gjithë Shqipërisë është të ketë sa më shumë vëmendje në ndeshjet që luan Kombëtarja.
Pas tre muajve pauzë, Kombëtarja jonë sonte luan ndeshje të rëndësishme kundër Islandës, ndërsa TVSH ka vendosur të mos transmetojë Kombëtaren dhe të transmetojë ndeshje të ekipeve të huaja. Gjithsesi, djemtë tanë të Kombëtares, si në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, do të mbështeten nga Tifozat Kuq e Zi, por kjo qasje e tillë, është e gabueshme dhe nuk tolerohet nga ne, sepse mbi të gjitha sportet, e rëndësishme është Shqipëria.