Tifozët shqiptarë nuk kishin mundësi për të ndjekur ndeshjen mes Islandës dhe Shqipërisë pasi “RTSH” nuk e transmetoi këtë përballje. Por një lajm i mirë vjen nga “TV Klan” që njofton se ka fituar të drejtën e ndeshjeve të Kombëtares për 4 vitet e ardhshme.
Kështu tifozët shqiptarë do të kenë mundësi që t’i ndjekin kuqezinjtë pa pagesë. Gjithçka do të fillojë që nga mbrëmja e nesërme ku Shqipëria do të përballet me Israelin dhe ndeshja do të transmetohet në “TV Klan”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/