TKZ ishte padyshim lojtari i ndeshjes në mbrëmjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Israelit. Një banderolë e madhe do të shpalosej, atje ku shfaqet personazhi i filmit të animuar “Simpson”, që njihet për parashikimet e frikshme për të ardhmen.
Shqipëria e madhe ose më mirë, natyrale, shfaqej në një televizon. Kjo i ka acaruar jo pak serbët, teksa “Kurir” e hap me artikullin me fjalën “turp, skandal”, ku përmendet se në stadiumin e Air Albania kishte edhe simbole të UCK. /Sport Ekspres/