Një tronditje e madhe ka ardhur në Kosovë sa i përket kreut të Federatës. Ashtu siç kishim njoftuar edhe më herët, teksa Ademi gjendej në Shqipëri me kreun e FSHF-së dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, për njerëzit e prekur nga tërmeti, në Kosovë kishte nisur puna për largimin e tij.
Nuk vonoi shumë dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, nëpërmjet disa letrave ka thënë se FFK duhet të shkojë në zgjedhje sepse ka pasur shkelje në zgjedhjet e datës 14.06.2018. Aty pretendohet se janë shkelur disa pika të statutit dhe pikërisht për këtë arsye, kërkohet një tjetër zgjedhje gare.
Në Kosovë kanë nisur të mbledhin edhe firmat edhe kandidatët e rinjë për të marrë kreun e FFK, ku i shpallur hapur deri tani ka dalë Arian Ahmeti, që aktualisht ka postin e zëvendës sekretarit në FFK. Por njeriu që ka kreun aktual, Agim Ademi, në intervistën e dhënë për “Gazeta Olle”, nuk e njeh një gjë të tillë:
“Ajo është një letër koti. Pa nënshkrim, e pa vulë, e bërë si kërkesë nga një jo-delegat. Kërkojë nga opionioni të mos shqetësohet nga ky lajm dhe të mos mashtrohet, pasi është vetëm një fushatë sinkronizuese dhe denigruese për të gjitha punët e mira që janë bërë në federat.
Po e them publikisht: Jam i gatshëm t’i përgjigjem vetëm delegatëve, ata që më kanë zgjedhur, UEFA’s dhe FIFA’s. Mandati im është 4-vjeçar, i zgjedhur në mënyrë legjitime. Këto gjëra duhet të shkojnë përmes delegatëve dhe kuvendit, andaj kërkojë që askush të mos bie pre e mashtrimeve të tilla”, tha Ademi. /Sport Ekspres/