Një tronditje e madhe për Partizanin, që rezultateve jo shumë të mira, i është bashkuar edhe një humbje e madhe. Bëhet fjalë për Lorenc Trashin që pësoi një dëmtim shumë seroz ndaj Bylisit, ndërsa u largua me barrel nga fusha.
Menjëherë pas dëmtimit të tij, për kundërshtarët ishte më e lehtë që të shkonin në portën e Partianit. Tashmë Trashi e ka humbur derbin me Tiranën, duke mos pasur asnjë dyshim në këtë drejtim. Por e keqja nuk mbaron këtu pasi mund t’i nënshtrohet një operacioni që e lë gjatë jashtë fushës së lojës. /Sport Ekspres/